| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës
“Ata vëzhguan pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës teksa kryenin një patrullim të përbashkët përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në njoftim.
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës / َAA

Komandanti i sapoemëruar i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori, një ditë pasi mori mandatin e tij njëvjeçar me një ceremoni zyrtare, ka vizituar veriun e Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi për media, KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite mori pjesë edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George Wikoff, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Ata vëzhguan pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës teksa kryenin një patrullim të përbashkët përgjatë Vijës Kufitare Administrative. Gjithashtu, ata u takuan me kryetarin e Zubin Potokut, Millosh Peroviq, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në nivel lokal”, thuhet në njoftim.

KFOR-i tutje ka theksuar se vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë