Në Shqipëri është mbajtur sërish sot një protestë e thirrur nga studentë dhe e mbështetur nga qytetarë, ndërkohë është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Protesta ka filluar para selisë së Ministrisë së Arsimit, duke iu bashkuar studentët, por edhe qytetarë. Studentët të mbledhur nga disa fakultete kanë marshuar në disa rrugë të kryeqytetit dhe më pas janë mbledhur para selisë së Ministrisë së Arsimit, ku janë shënuar incidente dhe përplasje.
Gjatë protestës u shënuan tensione dhe përplasje, dhe në disa momente policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërkohë është raportuar për disa të lënduar.
Gjithashtu gjatë protestës u shkaktua edhe zjarr dyshuar nga molotovët në ambientet e ministrisë dhe në disa biznese private.
Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në dekadat e fundit.
Disa nga problematikat me të cilat studentët kanë pretenduar se përballen lidhen me kushtet në arsim, investimet e pamjaftueshme, kostot e larta të qirave, mungesën e konvikteve dhe kurrikulat që sipas tyre kanë mbetur të vjetruara.
Gjithashtu, një pjesë e studentëve kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.























