Tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në jug të Libanit, disa minuta pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një armëpushim dhjetë ditor mes Bejrutit dhe Tel Avivit, raportoi media libaneze.
Avionët luftarakë izraelitë goditën qytetin Ghazieh, në jug të Sidonit, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.
Ministria e Shëndetësisë tha se sulmi vrau tetë persona dhe plagosi 33 të tjerë.
TË REKOMANDUARA
Sulmi ndodhi disa minuta pasi Trumpi tha se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një ndërprerje të luftimeve për dhjetë ditë duke filluar nga mesnata e së premtes sipas orës vendase.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























