| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
MEPJ-ja: Përfundon operacioni për riatdhesimin e pesë shtetasve shqiptarë nga Siria
"Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri", thekson njoftimi nga inistria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
MEPJ-ja: Përfundon operacioni për riatdhesimin e pesë shtetasve shqiptarë nga Siria
MEPJ-ja: Përfundon operacioni për riatdhesimin e pesë shtetasve shqiptarë nga Siria

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se ka përfunduar operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

Në një njoftim nga ministria thuhet se operacioni i realizuar më 26 gusht 2026 është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

"Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t'u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri", thekson njoftimi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson gjithashtu se realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të tij.

"Task-Forca Ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt", thuhet ndër të të tjera në njoftim.

Ministria nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me kohën dhe vendin e qëndrimit në Siri të shtetasve shqiptarë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë