| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor, humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së
“Nuk do të ndodhë sepse unë u kam premtuar vendeve arabe. Nuk mund ta bëni këtë tani. Nëse një gjë e tillë ndodh, Izraeli humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së", tha Trump.
Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor, humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së
Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor, humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së / Reuters
23 Tetor 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Izraeli do ta humbasë gjithë mbështetjen e ShBA-së nëse e anekson Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një intervistë për revistën Time, Trump komentoi mbi votimin e fundit të parlamentit izraelit lidhur me Bregun Perëndimor.

Pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse qeveria e Benjamin Netanyahut në Izrael do të ndërmerrte hapa drejt aneksimit të Bregut Perëndimor, Trump iu përgjigj se "Kjo nuk do të ndodhë, kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse unë u kam premtuar vendeve arabe. Nuk mund ta bëni këtë tani. Nëse një gjë e tillë ndodh, Izraeli humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së".

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, i cili përfundoi vizitën e tij në Izrael, bëri gjithashtu një deklaratë për këtë çështje në aeroport.

Vance deklaroi se miratimi në votimin paraprak i projektligjit për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar ndërsa ai ndodhej në Izrael, mbart cilësinë e fyerjes ndaj tij dhe se këtë e konsiderojnë një veprim "idiot", dhe se politika e administratës Trump është kundër kësaj.

Të mërkurën në një votimin paraprak në parlamentin izraelit u miratua me shumicë votash projektligji, për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike të sekuestruara nga tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nga anëtarët e parlamentit të pranishëm, 24 votuan "kundër", ndërsa 25 votuan "po". Në mënyrë që projektligji të bëhet ligj, ai duhet të kalojë edhe tri votime të tjera parlamentare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë