| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri: Tetë vatra zjarri ende aktive
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura.
Shqipëri: Tetë vatra zjarri ende aktive
Shqipëri: Tetë vatra zjarri ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura.

Në mbështetje të operacioneve janë vënë në lëvizje edhe 110 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe avioni zjarrfikës "Air Tractor" i Forcës Ajrore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin e vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë