Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet e parakohshme në Serbi është fitore e bashkimit dhe dinjitetit.
Begaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ku "Koalicioni Shqiptar" projekton dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
"Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit", është shprehur Begaj.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat u mbajtën më 25 tetor, ndërkohë ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen dhe "Lista Studentore" shpalli fitoren në zgjedhje.





















