| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomati i RMV-së pret në Ohër homologun çek, diskutojnë avancimin e bashkëpunimit dypalësh
Mucunski bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dypalësh dhe dialogut politik, si dhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryediplomati i RMV-së pret në Ohër homologun çek, diskutojnë avancimin e bashkëpunimit dypalësh
Kryediplomati i RMV-së pret në Ohër homologun çek, diskutojnë avancimin e bashkëpunimit dypalësh / Foto: Timco Mucunki / X

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, priti sot në Ohër zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Petr Macinka.

Mucunski, në një postim në llogarinë e tij në X, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dypalësh dhe dialogut politik, si dhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve si aleatë në NATO dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë për rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Mucinskit, në takim u theksua potenciali për rritjen e tregtisë, investime të reja dhe bashkëpunim konkret në fushën e transportit, infrastrukturës, energjisë, turizmit, bujqësisë dhe teknologjisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë