Rrëzohet një avion privat në Indi, humb jetën një politikan i lartë
Përveç zv/kryeministrit, në bord ishin edhe katër persona të tjerë, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit dhe sipas informacioneve të para nuk ka mbijetuar askush tjetër në bord
Si pasojë e rrëzimit të një avioni privat në Baramati të Indisë ka humbur jetën zv/kryeministri i shtetit Maharashtra, Aji Pawar.
Sipas transmetuesit publik "All india Radio", avioni që mbante zv/kryeministrin Pawar dhe disa persona të tjerë u rrëzua në qytetin Baramati në Maharashtra.
Përveç zv/kryeministrit, në bord ishin edhe katër persona të tjerë, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit dhe sipas informacioneve të para nuk ka mbijetuar askush në bord.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se "vdekja e parakohshme e Pawarit është shumë tronditëse dhe trishtuese".
"Ai ishte gjerësisht i respektuar si një personalitet i palodhur në ballë të shërbimit ndaj popullit të Maharashtras. Ngushëllime familjes së tij dhe admiruesve të panumërt", shkroi Modi në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Ai tha se "mendimet e tij janë me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre në aksident".