| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Raport: Finlanda shënon rritje rekord të krimeve të urrejtjes të raportuara
Numri i krimeve të urrejtjes të raportuara është rritur në mënyrë të qëndrueshme çdo vit që nga viti 2020, sipas Kolegjit Universitar të Policisë së Finlandës.
Raport: Finlanda shënon rritje rekord të krimeve të urrejtjes të raportuara
Raport: Finlanda shënon rritje rekord të krimeve të urrejtjes të raportuara / AA

Finlanda ka regjistruar një numër rekord të krimeve të urrejtjes deri më tani në vitin 2025, me gati 70 për qind të raportimeve të ndërlidhura me prejardhjen etnike ose kombëtare të viktimave, raportuan të hënën mediat lokale.

Sipas transmetuesit publik Yle, duke iu referuar një raporti nga Kolegji Universitar i Policisë së vendit, numri i krimeve të urrejtjes të raportuara në Finlandë është rritur në mënyrë të qëndrueshme çdo vit që nga viti 2020. Rastet e dyshuara kanë të bëjnë kryesisht me fyerje verbale, kërcënime dhe ngacmime.

Të dhënat tregojnë se këtë vit numri i rasteve të dyshuara të krimeve të urrejtjes ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë në vend, pasi policia ka regjistruar gjithsej 1.808 raste të dyshuara, një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson se motivet pas këtyre krimeve ishin kryesisht me natyrë raciste, duke shtuar se gati 70 për qind e raportimeve kishin si motiv prejardhjen etnike ose kombëtare të viktimave.

“Kodi Penal i Finlandës nuk përfshin kategori të veçanta për ‘krime urrejtjeje’ ose ‘gjuhë urrejtjeje’, por motivi i urrejtjes është bazë për ashpërsimin e dënimit. Prandaj, çdo vepër që përcaktohet me ligj si krim mund të klasifikohet si krim urrejtjeje”, thuhet në deklaratën e Kolegjit Universitar të Policisë.

Sipas studiueses Jenita Rauta nga i njëjti institut, ndër krimet e raportuara vitin e kaluar përfshiheshin edhe ato ndaj personave me aftësi të kufizuara, komunitetit LGBTQ+ dhe besimeve të ndryshme fetare.

“Ky trend është shqetësues. Në mendimin tim, rritja e krimeve të urrejtjes ndaj personave me aftësi të kufizuara reflekton, për shembull, një polarizim më të gjerë shoqëror, në të cilin shënjestrohen personat në pozita më të cenueshme”, tha Rauta.

Sipas raportit, grupi më i shënjestruar ishin sirianët që jetojnë në Finlandë, ndërsa viktimat më të zakonshme ishin myslimanët, me shumicën e rasteve të dyshuara që ndodhën në internet.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Presidenti sirian: Heqja e sanksioneve hapi derën për investime dhe rimëkëmbje ekonomike
Kryeministri libanez: Rindërtimi përtej kapacitetit shtetëror, kërkon financim arab e ndërkombëtar
Kryeministri irakian mbërrin në Gjermani si pjesë e një turneu evropian
Arabia Saudite dërgon alarme urgjence për “rrezik të mundshëm” në Xhide, Mekë dhe Taif
Një dron japonez "Global Hawk" zhduket mbi Detin e Japonisë
Opozita izraelite kërkon përjashtimin e partisë së ministrit Ben-Gvir nga zgjedhjet e përgjithshme
Kina: ShBA-ja të ndalojë grumbullimin e saj ushtarak në hapësirë
AfD-ja arrin mbështetje rekord prej 30 për qind në sondazhin në Gjermani
Iraku dhe Franca zgjerojnë bashkëpunimin në mbrojtje, nënshkruajnë gjashtë marrëveshje
Tarifat e reja amerikane vendosin taksa 50 për qind për 110 produkte kanadeze
UNICEF-i: Përshkallëzimi i luftimeve në Jemen pengon arsimin për më shumë se 137 mijë fëmijë
Kryeministri britanik riafirmon besimin në Union pasi 3 kombe nënshkruan deklaratën për vetëvendosje
Liderët e Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Uellsit pritet të diskutojnë për shpërbërjen e MB-së
OBSh-ja do të ndalojë furnizimet me naftë për më shumë se 20 spitale në Gaza
Ministri izraelit i Kulturës premton t’u heqë shtetësinë regjizorëve të dokumentarit për Gazën
Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë myslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale
Indonezi: Qindra ekipe në kërkim të 129 personave të zhdukur pas përmbysjes së anijes
Kryediplomati sirian: Partneriteti strategjik me Türkiyen po përparon me shpejtësi
Irani: Takimi i së hënës në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare në Ngushticën e Hormuzit
Kryediplomati turk mbërrin në Damask