| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Putini pret të dërguarin amerikan Witkoff, në fokus zgjidhja e luftës në Ukrainë
Putini tha se Rusia është e interesuar për rivendosjen e bashkëpunimit ekonomik me ShBA-në dhe se është e gatshme të furnizojë tregun amerikan me sasi më të mëdha plehrash kimike.
Putini pret të dërguarin amerikan Witkoff, në fokus zgjidhja e luftës në Ukrainë
Putini pret të dërguarin amerikan Witkoff, në fokus zgjidhja e luftës në Ukrainë /AA

Presidenti rus Vladimir Putin dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, nisën sot takimin e tyre në Shën Petersburg, ku në deklaratat hapëse u trajtuan konflikti në Ukrainë, furnizimet me energji dhe perspektivat për rivendosjen e bashkëpunimit ekonomik.

Në hapje të takimit, Putini tha se Rusia është e interesuar për rivendosjen e bashkëpunimit ekonomik me ShBA-në dhe se është e gatshme të furnizojë tregun amerikan me sasi më të mëdha plehrash kimike.

Ai tha se çmimet e naftës dizel kanë rënë me 5-6 për qind pas marrëveshjes ruso-amerikane për furnizimin me naftë dizel. Putini tha se është i interesuar të dëgjojë vlerësimin e Trumpit për situatën lidhur me Iranin dhe se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit.

Presidenti rus shtoi se Trumpi kishte theksuar nevojën për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë gjatë bisedës së tyre të fundit telefonike, me qëllim ndalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve.

Witkoff i përshkroi si “produktive” bisedimet e së martës për Ukrainën në Oslo, duke thënë se është shënuar përparim. “Janë hedhur themele të rëndësishme për të ecur drejt përfundimit të konfliktit në Ukrainë”, tha ai.

Witkoff e falënderoi gjithashtu Putinin në emër të Trumpit për marrëveshjen për furnizimin me naftë dizel.

I dërguari amerikan shprehu shpresën se Putini do të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të negociatave trepalëshe mes Rusisë, ShBA-së dhe Ukrainës, ku do të mund të diskutoheshin çështje teknike.

Eksploro
Franca vlerëson se dëmet nga dhuna gjatë protestave të fundjavës arrijnë deri në qindra miliona euro
Politikanët libianë mbështesin miratimin e memorandumit për zonat e juridiksionit detar me Türkiyen
Trageti përfshihet nga flakët pranë ishullit Java të Indonezisë, evakuohen 460 persona
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton katër dronë që synonin mbretërinë
Rubio: I dërguari amerikan do të diskutojë me Rusinë propozimet për sigurinë e Ukrainës
Kancelari Merz i vlerëson kontributet e komunitetit turk në Gjermani
Vota që mund ta rivizatojë Kanadanë: Gjithçka që duhet të dini rreth referendumit të Albertës
OKB-ja: Gati 19,2 milionë afganë parashikohet të përballen me uri akute këtë dimër
Qeveria italiane pritet të miratojë dislokimin e 500 trupave policore në Milano
Dëgjohen shpërthime në kryeqytetin saudit Riad pas një paralajmërimi për sigurinë
Aeroporti i Istanbulit shpallet "Më i Miri në Botë" nga revista prestigjioze Conde Nast Traveller
Zv/presidenti amerikan: Nuk e mbështes Netanyahun, nuk përfshihem në zgjedhjet izraelite
Franca do të zbatojë orë policore gjatë natës në katër komuna veriore pas dhunës në protesta
Irani: Gjatë luftës me ShBA-në dhe Izraelin u shkatërruan 20 deri në 30 avionë
Gjermania “dënon” sulmet e kolonëve izraelitë ndaj diplomatëve evropianë në Bregun Perëndimor
Elon Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan në vitin 2027
Gjermania apelon shtetasit e saj të tregojnë kujdes dhe të shmangin demonstratat në Francë
Agjencia e OKB-së për ushqimin shkurton ndihmën për Gazën për shkak të mungesës së fondeve
Alija Izetbegoviq, një jetë që shtrihet nga burgu deri në presidencë
Kremlini hedh poshtë akuzat për përfshirjen e Rusisë në trazirat në Evropë