Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë në përgjigje të shkeljeve të pretenduara të të drejtave të fëmijëve ukrainas mes luftës së vazhdueshme.
“Në takimin e sotëm të nivelit të lartë të Koalicionit Ndërkombëtar për Kthimin e Fëmijëve Ukrainasë në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashtme, Anita Anand, njoftoi se Kanadaja po vendos sanksione shtesë sipas Rregullores për Masat Ekonomike Speciale (Rusia), në përgjigje të shkeljeve nga qeveria ruse të të drejtave të fëmijëve ukrainasë”, tha zyra e Çështjeve Globale të Kanadasë.
Më tej, u theksua se mijëra fëmijë ukrainasë dyshohet se janë deportuar ilegalisht ose transferuar me forcë dhe gjithashtu janë ekspozuar ndaj “indoktrinimit dhe militarizimit nga autoritetet ruse në Rusi dhe në territoret e përkohshme të pushtuara të Ukrainës”.
Duke i quajtur këto veprime “të papranueshme”, Kanadaja tha se ato përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe një cenim të thellë të të drejtave të njeriut.
“Kanadaja dënon fuqishëm veprimet e Rusisë dhe po vendos sanksione ndaj 23 individëve dhe pesë entiteteve shtesë të përfshira në shkeljet kundër fëmijëve ukrainasë”, tha zyra kanadaze.
Kanadaja deri më tani ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 80 individëve dhe entiteteve të lidhura me shkeljet e pretenduara të të drejtave të fëmijëve ukrainas.
Otava gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që “t’i kthejë menjëherë fëmijët ukrainasë në komunitetet e tyre”.



















