| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
OKB-ja dënon vrasjen e një gazetareje nga Izraeli në jug të Libanit
Antonio Guterres “rikujton se civilët, përfshirë gazetarët, duhet të respektohen dhe mbrohen në çdo kohë”, tha një zëdhënës.
OKB-ja dënon vrasjen e një gazetareje nga Izraeli në jug të Libanit
OKB-ja dënon vrasjen e një gazetareje nga Izraeli në jug të Libanit / Reuters

Organizata e Kombeve të Bashkuara të enjten dënoi shënjestrimin nga Izraeli të një grupi gazetarësh në qytetin Tayri, në jug të Libanit, ku u vra gazetarja Amal Khalil, ndërsa kolegia e saj, Zeinab Faraj, u plagos.

“Ne dënojmë vrasjen e gazetares libaneze Amal Khalil në një sulm ajror të raportuar izraelit në Tayri në jug të Libanit, që ndodhi dje,” tha zëdhënësi Stephane Dujarric në një konferencë për media.

Duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës, Dujarric përcolli gjithashtu shpresën e OKB-së për “shërim të plotë dhe të shpejtë” të Faraj.

Ai bëri të ditur se forcat paqeruajtëse të OKB-së kanë ndihmuar në koordinimin me ushtrinë izraelite për të “lehtësuar qasjen e Kryqit të Kuq Libanez për të ofruar ndihmë për gazetaren e plagosur”.

“Sektretari i përgjithshëm rikujton se civilët, përfshirë gazetarët, duhet të respektohen dhe mbrohen në çdo kohë,” tha ai, duke shtuar se Guterres kërkoi “një hetim të shpejtë dhe të paanshëm për këtë vrasje që shënjestron civilët dhe për çdo pengim të ndihmës apo shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

“Ai rithekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre thelbësore pa frikë nga ndërhyrjet, ngacmimet apo më keq,” shtoi Dujarric.

Më shumë se 2.200 persona janë vrarë dhe mbi 1 milion janë zhvendosur si pasojë e sulmeve të zgjeruara izraelite në Liban që nga 2 marsi, menjëherë pas nisjes së luftës kundër Iranit, e cila u inicua nga SHBA dhe Izraeli. Sulmet kanë vazhduar pavarësisht një armëpushimi 10-ditor të ndërmjetësuar nga ShBA-ja mes Izraelit dhe Libanit, i arritur më 16 prill.