| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Eksportet e Türkiyes drejt vendeve të BRICS-it arrijnë në mbi 18,2 miliardë dollarë
Rusia është destinacioni më i madh i eksporteve turke ndër vendet e tjera anëtare të BRICS-it, me 4,1 miliardë dollarë, pavarësisht një rënieje vjetore prej 2,5 për qind, tregojnë të dhënat.
Eksportet e Türkiyes drejt vendeve të BRICS-it arrijnë në mbi 18,2 miliardë dollarë
Eksportet e Türkiyes drejt vendeve të BRICS-it arrijnë në mbi 18,2 miliardë dollarë

 Eksportet e Türkiyes drejt 10 vendeve anëtare të grupimit BRICS kanë arritur në 18,2 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, sipas Asamblesë së Eksportuesve të Türkiyes (TIM). 

Ndërsa eksportet e përgjithshme të Türkiyes në tregjet botërore janë rritur me 5,2 për qind në periudhën janar-shtator, duke arritur në 210,9 miliardë dollarë, Rusia është destinacioni më i madh i eksporteve turke ndër vendet e tjera anëtare të BRICS-it, me 4,1 miliardë dollarë, pavarësisht një rënieje vjetore prej 2,5 për qind.

BRICS-i përfshin anëtarët themelues Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut si dhe anëtarët e rinj Egjipti, Etiopia, Indonezia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe renditen të dytat pas Rusisë si destinacion i eksporteve turke drejt vendeve të BRICS-it, me 3,3 miliardë dollarë, edhe pse vëllimi i eksporteve drejt këtij vendi shënoi rënie prej 4,12 për qind.

Pas tyre renditen Egjipti, me një rritje prej 28,6 për qind në 3,1 miliardë dollarë; Kina, me një rritje të ndjeshme prej 40,8 për qind në 3 miliardë dollarë; dhe Irani, me 1,8 miliard dollarë, duke u renditur i pesti ndër destinacionet e eksporteve turke në vendet e BRICS-it.

Eksportet turke janë rritur në tetë nga dhjetë vendet anëtare të BRICS-it ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në Etiopi, ku dërgesat janë shtuar me 79,6 për qind. Sektori i kimikateve dhe produkteve kimike ka zënë pjesën më të madhe të eksporteve turke drejt këtij grupimi, duke gjeneruar 3,5 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat.

Eksportet e sektorit minerar janë rritur me 33,5 për qind, në 2,1 miliardë dollarë, me një shtesë neto prej rreth 539 milionë dollarësh. Pas tij renditet sektori i bizhuterive, eksportet e të cilit kanë rënë me 45 për qind, në 1,3 miliard dollarë.

Ndërkohë, eksportet e tekstileve dhe lëndëve të para janë rritur me 8,7 për qind, në 1,2 miliard dollarë. Pesë provincat kryesore eksportuese të Türkiyes-Istanbuli, Ankaraja, Izmiri, Kocaeli dhe Bursa kanë realizuar së bashku 12,5 miliardë dollarë nga eksportet e përgjithshme turke drejt vendeve të BRICS-it.

Istanbuli është regjistruar si burimi më i madh i këtyre eksporteve, me 8,2 miliardë dollarë, i ndjekur nga Ankaraja me 1,9 miliard dollarë, Izmiri me 1 miliard dollarë, Kocaeli me 703 milionë dollarë dhe Bursa me 658 milionë dollarë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër shkeljeve nga Izraeli
Türkiye përshëndet miratimin e Deklaratës së Bakut në Samitin e 7-të të CICA-s
Nis në Istanbul Java e Inovacionit të Türkiyes 2026, me fokus te inteligjenca artificiale
Presidenti turk pret në Ankara shefen e administratës presidenciale të Uzbekistanit
Kryediplomati turk takon homologun azerbajxhanas në Baku
Aeroporti i Istanbulit javën e kaluar ishte aeroporti më i ngarkuari në Evropë
Kryeparlamentari turk takohet me homologun moldav në Romë
Türkiye përgatit projekte lokale për veprimet klimatike për Konferencën e OKB-së për Klimën
Kryediplomati turk takohet me homologun rus në Baku
Ministri i Jashtëm turk dhe delegacione të tjera bojkotuan fjalimin e presidentit izraelit në Baku
Türkiye dënon vendimin e Kolumbisë për ta zhvendosur ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Kuds
Türkiye pret që ShBA-ja t’i heqë sanksionet CAATSA dhe kufizimet ndaj industrisë së mbrojtjes
Amfora të lashta 4.700 vjet zbulohen pranë ishullit Kekova të Türkiyes
Ministri turk i Energjisë kërkon diversifikimin e burimeve energjetike dhe të rrugëve të furnizimit
“Do ta zgjidhja sërish”: Udhëtimi 60-vjeçar i një mjeshtri turk  libërlidhës
NATO-ja kërkon rritjen e prodhimit të mbrojtjes, vlerëson transformimin industrial të Türkiyes
Bolat: Türkiye dhe BE-ja duhet ta forcojnë bashkëpunimin përballë pasigurive në tregtinë globale
Ministri i Jashtëm turk dhe homologu iranian diskutojnë zhvillimet rajonale në bisedë telefonike
Erdoğan pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të pesë vendeve
Presidenti turk dhe princi i kurorës saudite diskutojnë mbi sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite