| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Prokuroria e Mitrovicës nis hetimet për 43 kryesues të qendrave të numërimit për manipulim votash
Rinumërimi i plotë i votave të 28 dhjetorit ka zbuluar manipulime të mijëra votave të kandidatëve për deputetë dhe ka vënë prapa hekurave të paraburgimit dhjetëra zyrtarë.
Prokuroria e Mitrovicës nis hetimet për 43 kryesues të qendrave të numërimit për manipulim votash
Prokuroria e Mitrovicës nis hetimet për 43 kryesues të qendrave të numërimit për manipulim votash / AA
1 Shkurt 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar Hetimet Rajonale që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025 nëpër këto komuna.

Rinumërimi i plotë i votave ka zbuluar manipulime të mijëra votave të kandidatëve për deputetë dhe ka vënë prapa hekurave të paraburgimit dhjetëra zyrtarë.

Hetimet janë zgjeruar në disa komuna, por ato ende nuk kanë prekur kandidatët për deputetë.

Nga Prokuroria është paralajmëruar se objekt hetimi mund të jenë edhe kandidatët për deputetë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë