Microsofti do të investojë 10 miliardë dollarë në Japoni për zgjerimin e IA-së
Njoftimi erdhi gjatë një takimi në Tokio midis nënkryetarit të Microsoftit, Brad Smith dhe kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, sipas Kyodo News.
Microsofti planifikon të investojë 1.6 trilionë jen (10 miliardë dollarë) në Japoni për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe të "cloud computing", tha sot një drejtues i lartë.
Njoftimi erdhi gjatë një takimi në Tokio midis nënkryetarit të Microsoftit, Brad Smith dhe kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, sipas Kyodo News.
Investimi i planifikuar të zgjasë nga fillimi i vitit 2026 deri në vitin 2029 do të përfshijë partneritete me Soft Bank Group dhe Sakura Internet. "Ne mund të ofrojmë mbështetjen që i nevojitet ekonomisë japoneze për të ardhmen," i tha Smithi kryeministres Takaichi.
Ai tha se iniciativa synon të nxisë rritjen ekonomike të Japonisë duke forcuar infrastrukturën digjitale kritike për teknologjitë e së ardhmes.
Ky veprim zgjeron ndjeshëm planin e mëparshëm prej 2.9 miliardë dollarësh të Microsoftit të njoftuar në vitin 2024 për të përmirësuar qendrat e të dhënave dhe për të rritur aftësitë e "cloud"-it në vend.