| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Mbahet për herë të parë në Shqipëri "Photo Marathon Tirana"
"Maratona e fotove" organizohet nga Shoqata Foton në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre"- Tiranë dhe Universitetin e New Yorkut në Tiranë (UNYT), ku të apasionuarit e fotografisë garojnë duke fotografuar kryeqytetin e Shqipërisë.
Mbahet për herë të parë në Shqipëri "Photo Marathon Tirana"
Mbahet për herë të parë në Shqipëri "Photo Marathon Tirana" / AA

Në Shqipëri po mbahet "Photo Marathon Tirana", ku fotografët dhe të apasionuarit e fotografisë do të garojnë duke e fotografuar qytetin sipas temave.

"Maratona e fotove" organizohet nga Shoqata Foton në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre"-Tiranë dhe Universitetin e New Yorkut në Tiranë (UNYT), universitet i Fondacionit Turk Maarif.

Pas procesit të regjistrimit në Sheshin "Skënderbej", pjesëmarrësit në garë kanë nisur procesin e realizmit të fotografive në Tiranë, duke u fokusuar në temat e garës.

Gjatë procesit të regjistrimit të pjesëmarrëseve në garë ishte edhe koordinatori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, përfaqësues nga organizatori dhe fotografë.

Në kuadër të këtij eventi, gjatë ditës së nesërme është parashikuar një bashkëbisedim me pjesëmarrjen e korrespondentit të njohur të luftës dhe fotografit Coskun Aral.

Gjithashtu, edhe çmimet për këtë garë do të ndahen gjatë ditës së nesërme.

Sipas Institutit "Yunus Emre"-Tiranë, ky event organizohet për herë të parë në Tiranë, ku të pasionuarit e fotografisë garojnë duke fotografuar kryeqytetin e Shqipërisë.

Sipas organizatorëve, "Photo Marathon Tirana" është një ngjarje kulturore ndërkombëtare për fotografinë e bazuar në tema.

Eventi synon ta rizbulojë jetën urbane, strukturën kulturore dhe ritmin e përditshëm të Tiranës përmes fotografisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë