Shqipëri, rritje me mbi 50 për qind të makinave elektrike krahasuar me vitin e kaluar

Kjo qasje pozitive tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi  këtyre automjeteve.

By
Shqipëri, rritje me mbi 50% të makinave elektrike krahasuar me vitin e kaluar / ATA

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri njoftoi se autoveturat elektrike përbëjnë 51,6 për qind të regjistrimeve me km 0 gjatë muajve janar–shkurt 2026.

Sipas DPShTRr-së, kjo shifër është mbi 50 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

DPShTRr-ja bën me dije se “flota Euro 5 e sipër përbën 80,6 për qind të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2025”.

Kjo qasje pozitive tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi  këtyre automjeteve. 

Përveç kostove të ulëta të mirëmbajtjes, ato ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe të emetimit të gazrave të karbonit.