| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Kurti: Serbët në Kosovë po përballen me trysni që patjetër ta votojnë Listën Serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se shantazhi nga Beogradi për votuesit serbë në Kosovë është shndërruar në fenomen.
Kurti: Serbët në Kosovë po përballen me trysni që patjetër ta votojnë Listën Serbe
Kurti: Serbët në Kosovë po përballen me trysni që patjetër ta votojnë Listën Serbe / AA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se serbët e Kosovës po përballen me trysni dhe kërcënime që “patjetër ta votojnë Listën Serbe dhe askënd tjetër”, një ditë pas arrestimit të shtatë qytetarëve në Graçanicë me dyshimet për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Në një konferencë për media, ku Kurti foli për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, u pyet lidhur me arrestimet e fundit në Graçanicë, ndërsa e konsideroi situatën e ndikimit tek votuesit serbë në Kosovë si ndër më të rëndat në vitet e fundit.

Ai tha se shantazhi nga Beogradi për votuesit serbë në Kosovë është shndërruar në fenomen.

“Masat që po i ndërmerr Serbia, duke përcjellë edhe rrjetet sociale të secilit zyrtar shtetëror, të secilës figurë publike, të secilit politikan serb që ndonjëherë, ndokund ka garuar, me të vërtetë janë alarmuese. Këtë lloj terrori që po e bën Beogradi zyrtar mbi serbët e Kosovës e kemi të dëshmuar prej vetë ankesave të serbëve të Kosovës. Ky është një fenomen i cili ka marrë përmasa të mëdha dhe të thella si asnjëherë më parë në këto vite prej se jam kryeministër”, tha Kurti.

Ai tha tutje se kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë trysni nga Beogradi, kërcënime, frikësime, shantazhe, shkëputje të mjeteve të ndryshme financiare ose çfarëdo mbështetjeje që ata kanë marrë nga Serbia ndonjëherë, me kushtëzimin që të rreshtohen në radhët e Listës Serbe.

“Serbia synon të krijojë ‘dualizma institucionalë’ brenda Kosovës dhe të ndikojë në funksionimin e institucioneve të vendit”, tha Kurti, duke e cilësuar këtë si veprim të paligjshëm në një shtet sovran. Sipas tij, institucionet e drejtësisë dhe prokurorisë janë të pavarura dhe kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për ta mbrojtur sundimin dhe zbatimin e ligjit, pa dallim etnie.

Autoritetet kosovare arrestuan shtatë persona të nacionalitetit serb në Graçanicë, nën dyshimet për kërcënim, presion dhe shantazh ndaj votuesve para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Prokuroria dhe Policia thanë se kanë siguruar prova për veprën penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se këto veprime burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia.

Nga ana tjetër, Lista Serbe i cilësoi arrestimet si përpjekje për “integrim të dhunshëm” të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë dhe akuzoi ministrin në detyrë, Nenad Rashiq, për targetim të serbëve. Reagime pati edhe nga autoritetet në Serbi, të cilat kërkuan përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në këtë çështje.


BURIMI:TRT Balkan AL
Eksploro
Mucunski: Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65,7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut
Rama në Seul: Shqipëria dikur "Koreja e Veriut të Evropës", sot po ecën në rrugën drejt BE-së
Shqipëria dhe Türkiye theksojnë rëndësinë e inteligjencës artificiale në sektorin e shërbimeve
Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc
Kosovë, arrestohen shtatë serbë në Graçanicë nën dyshimet për kërcënim të votuesve
Kroacia dërgon 133 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut merr pjesë në takimin e Komitetit të NATO-s
Ambasadori turk për Spitalin Rajonal Memorial në Fier: Simbol i plotë i miqësisë Türkiye-Shqipëri
Kosovë, ish-togeri policor nga komuniteti serb, Bojan Jevtiq, pranon akuzat për spiunazh
Mbyllet një nga pikat kufitare mes Bosnjës dhe Kroacisë, shkak shembja e një pjese të urës
Hoxha: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ndërtuar një model të vërtetë të bashkëpunimit rajonal
Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut
Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë
Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor
Studentët sërish në protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Gashi-Camaj: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kultivojnë bashkëpunim dhe miqësi tradicionale
Begaj takon kryediplomatin e Katarit: Marrëdhëniet janë zhvilluar në frymën e besimit
Mbi 140 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit
Shqipëri, ministri Nufi në bazën e Emergjencave Civile: Sigurojmë reagim më të shpejtë në çdo cep
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Davkova në Lubjanë u prit nga homologia e saj Pirc Musar