| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye kap terrroristin e FETO-s të kërkuar për tentativën e vrasjes së presidentit Erdoğan në 2016
I dyshuari, ish-kapiten i ushtrisë dhe ish-pilot helikopteri, kërkohej me Njoftim të Kuq të Interpolit.
Türkiye kap terrroristin e FETO-s të kërkuar për tentativën e vrasjes së presidentit Erdoğan në 2016
Türkiye kap pjesëtarin e FETO-s të kërkuar për tentativën e grushtit të shtetit në 2016

Policia turke ka arrestuar një terrorist të organizatës terroriste FETO, i kërkuar për përfshirje në tentativën për vrasjen e presidentit gjatë grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, njoftoi të shtunën Ministria e Brendshme.

Sipas ministrisë, i dyshuari, i identifikuar me inicialet B.K., ishte pjesë e njësisë së FETO-s që tentoi të vriste Recep Tayyip Erdoğan në Marmaris gjatë përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

I dyshuari është ish-kapiten i përjashtuar nga ushtria dhe ish-pilot helikopteri, i kërkuar me Njoftim të Kuq të Interpolit.

Njësitë e inteligjencës policore në provincat Afyonkarahisar dhe Eskişehir zhvilluan një operacion të përbashkët, të koordinuar nga Departamenti i Inteligjencës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

Pas lokalizimit, B.K. u arrestua nga njësitë kundër terrorizmit në Afyonkarahisar.

Ministria deklaroi se Türkiye do të vazhdojë luftën kundër FETO-s dhe strukturave të saj.

Përpjekja e dështuar për grusht shteti, gjatë së cilës humbën jetën 253 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë, u organizua dhe u krye nga FETO nën drejtimin e kreut të saj, Fetullah Gülen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë