| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Në një njoftim nga Ministria e Brendshme thuhet se vizita e komisarit Brunner realizohet në kuadër të një turi rajonal vizitash dhe se "dëshmon angazhimin e fortë të BE-së për t’i mbështetur vendet e rajonit në rrugën integruese".
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Akademia e Gjenevës paralajmëron se numri i të vdekurve në Gaza mund të kalojë 200.000 / AA
6 Shkurt 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, priti sot në një takim komisarin për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin të Bashkimit Evropian (BE), Magnus Brunner.

Në një njoftim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë thuhet se vizita e komisarit Brunner realizohet në kuadër të një turi rajonal vizitash dhe se "dëshmon angazhimin e fortë të Bashkimit Evropian për t’i mbështetur vendet e rajonit në rrugën integruese".

"Ministrja Koçiu theksoi se Shqipëria është e angazhuar që procesi teknik i integrimit me BE të përmbyllet në vitin 2027, duke e cilësuar këtë objektiv të arritshëm falë progresit të deritanishëm dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e BE-së. Ajo nënvizoi se arritja e këtij objektivi kërkon vijimin e reformave dhe zbatimin e plotë të standardeve evropiane, veçanërisht në fushat e sigurisë, migracionit dhe sundimit të ligjit", thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se ministrja Koçiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Europian, veçanërisht në fushat e sigurisë, emigracionit dhe procesit të integrimit.

Koçiu ka theksuar se Strategjia e re Kundër Krimit të Organizuar 2026–2030 është në fazë finalizimi.

"Në lidhje me migracionin dhe menaxhimin e kufijve, Koçiu informoi mbi zbatimin e Strategjisë së Migracionit 2024–2030, anëtarësimin e Shqipërisë si vëzhguese në Rrjetin Evropian të Migracionit, ndryshimet në ligjin për të huajt, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar, si dhe miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për Flukset e Përziera Migratore 2026–2028. Po ashtu, është në proces funksionalizimi Qendra Shqiptare e Koordinimit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve", thekson njoftimi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Dhuka në Samitin e Diasporës: Shqipëria ndodhet në një moment kyç në rrugën drejt familjes evropiane
Mbahet dialog parlamentar në Tiranë për luftën ndaj racizmit dhe gjuhës së urrejtjes
Konjufca: Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbi
Kosovë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit e rastit Banjska
Vuçiq paralajmëron nënshkrimin e kontratave të mëdha për furnizim me pajisje ushtarake
Peleshi: Avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, sinjal pozitiv për vendet e rajonit
Transporti publik në Shqipëri do të reduktohet me 40 për qind pas rritjes së çmimeve të karburantit
Begaj takon Gashin, në fokus bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Hoxha-Konjufca: Momenti pozitiv në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në duhet të shfrytëzohet pa vonesë
KFOR-i zhvillon ceremoninë e transferimit të autoritetit të Batalionit ISR në Prishtinë
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet në takim nga shefi i NATO-s në selinë e Aleancës
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, evakuohen banorët
Vuçiq: Kriza ekonomike globale është e pashmangshme, pasojat janë tashmë të dukshme
Presidenti austriak: Përfaqësuesi i Lartë ende i nevojshëm në Bosnjë e Hercegovinë
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi
Komisioni i Sigurisë miraton dërgimin e FSK-së në mision në Gaza
Kosovë, shënohet Dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
Presidenti Begaj: Samiti i Diasporës Shqiptare zhvillohet në një moment kyç
Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore"
Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë