| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Autoritetet kosovare zbulojnë një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
Prokuroria do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.
Autoritetet kosovare zbulojnë një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
Autoritetet kosovare zbulojnë një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se të dielën është identifikuar një lokacion i ri në fshatin Jabukë në Zubin-Potok, i cili dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Në komunikatën e përbashkët nga Policia dhe Prokuroria bëhet e ditur se Prokuroria do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin-Potok, njofton se sot, më 2 gusht, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabukë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore“, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të luftës dhe institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Autoritetet kosovare më 28 korrik zbuluan një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut, ku kanë gjetur mbetje mortore të dyshuara se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë