Shqipëria do të bashkëpunoj me Italinë për ngritjen e Institutit të Tumoreve

Sipas ministres Sala, Shqipëria po hedh hapa konkretë drejt modernizimit të shërbimit onkologjik, duke synuar standarde europiane në trajtimin e sëmundjeve tumorale.

By
Shqipëria do të bashkëpunoj me Italinë për ngritjen e Institutit të Tumoreve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale së Shqipërisë, Evis Sala bë vizitën e saj në Milano të Italisë ka qëndruar edhe në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano u takua me presidentin Gustavo Galmozzi.

Gjatë takimit me presidentin e Institutit, Gustavo Galmozzi, Sala tha se diskutuan për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri.

“Diskutuam për bashkëpunimin konkret për mbështetjen e ngritjes së Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca”, theksoi Sala, në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Sala u shpreh se ky partneritet strategjik është i përafruar me standardet europiane, me fokus forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit.

Sipas saj, Shqipëria po hedh hapa konkretë drejt modernizimit të shërbimit onkologjik, duke synuar standarde europiane në trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Gjithashtu Shqipëria dhe Italia do të zgjerojnë bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e protokolleve të trajtimit dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.