26 Janar 2026
Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet e grupit terrorist YPG/SDF në provincën verilindore siriane Hasakah të hënën, njoftuan mediat siriane.
Sulmi kishte në shënjestër fshatin al-Safa në zonën rurale të Hasakah, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).
Televizioni Alikhbaria raportoi për një lëvizje të madhe zhvendosjeje nga fshati pas sulmit.
TË REKOMANDUARA
Sulmi ndodhi pavarësisht zgjatjes me 15 ditë të armëpushimit ndërmjet qeverisë siriane dhe SDF-së.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
























