| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Irani nis sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe EBA
Ushtria e Iranit njoftoi sot se ka kryer sulme me dronë që kanë shënjestruar objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Irani nis sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe EBA
Irani nis sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe EBA. / AA

Ushtria e Iranit njoftoi sot se ka kryer sulme me dronë që kanë shënjestruar objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe ka dhënë detaje të mëtejshme rreth operacioneve të saj kundër forcave amerikane në rajon.

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i ushtrisë tha se në "fazën e 30-të të operacionit Saeeqah", dhjetëra dronë shpërthyes shënjestruan sistemet e radarëve dhe vendndodhjet ku forcat amerikane ishin vendosur në bazat ajrore "Al Dhafra" dhe "Al Minhad" në Emiratet e Bashkuara Arabe duke filluar sot herët.

Ai tha se instalimet e radarëve dhe pikat e grumbullimit të përdorura nga forcat amerikane në bazën ajrore "Sheikh Isa" në Bahrein u shënjestruan sërish në sulme në shkallë të gjerë duke përdorur dronët shpërthyes Arash.

Ushtria iraniane e përshkroi "Al Dhafra"-n si një strukturë të madhe operacionale të SHBA-së në rajon që përdoret për operacione ajrore, zbulim, vëzhgim dhe mbështetje. Ushtria kishte thënë më herët se sulmi ndaj "Sheikh Isa" ishte kryer si pjesë e "fazës së 29-të të operacionit Saeekah".

Ushtria iraniane pretendon se forcat e saj shënjestruan instalimet e radarëve dhe qendrat e grumbullimit të përdorura nga forcat amerikane në bazën ajrore "Sheikh Isa" me "sulme masive me dron".

Autoritetet iraniane e përshkruan "Sheikh Isa"-n si një strukturë kryesore ushtarake amerikane në Gjirin Persik, duke thënë se përdoret për riparimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe komponentëve të dronëve si dhe pret avionë zbulues.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Sisi i Egjiptit i bën thirrje Iranit të ndalë përshkallëzimin dhe të kërkojë zgjidhje paqësore
Putin: Tregtia brenda BRICS-it arrin në 1,2 trilion dollar
Motoçiklistët provokojnë besimtarët me kokë derri gjatë faljes së namazit në Lituani
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”
Shpërthimi i antraksit në Zambia vret 46 hipopotamë, 8 elefantë, 5 buaj dhe 1 krokodil
Presidenti libanez përjashton për momentin negociata të reja me Izraelin
Irani: Kryediplomatët arabë të hënën në Oman do ta nënshkruajnë marrëveshjen për lundrimin në Hormuz
ShBA-ja lidh imazhet satelitore kineze me sulmin iranian ku u vranë tre ushtarë
Arabia Saudite mbyll naftësjellësin Lindje-Perëndim pas disa sulmeve
Kremlini: Rusia e hapur për bisedime trepalëshe me ShBA-në dhe Ukrainën
Mbetje trupore të karbonizuara gjenden në tragetin e djegur në Filipine, 84 persona të zhdukur
BE-ja thotë se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për Ukrainën mbetet “në tavolinë”
Trafiku detar në Bab el-Mandeb bie ndjeshëm, vetëm 26 anije në ditë qarkullojnë
Putin: Perëndimi po përpiqet ta rifitojë lidershipin global "me çdo kusht"
Irani: Omani të hënën do të presë takim rajonal mbi transportin detar në Hormuz
Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar
Izraeli bombardon një shkollë dhe shkatërron tunele në jug të Libanit
Ushtria e Jemenit thotë se ka rrëzuar pesë dronë të grupit Huthi në veri të vendit
Modi-Putin: Dialogu dhe diplomacia janë rruga për zgjidhjen e konflikteve
IEA-ja: Furnizimi global me naftë bie me 1,6 milion fuçi në ditë në gusht