| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi mirëpriti ministren turke të Familjes dhe Shërbimeve Sociale
Ministrja Göktaş ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Türkiye kanë kultivuar miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, si dhe kanë lidhje të thella historike dhe kulturore.
Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi mirëpriti ministren turke të Familjes dhe Shërbimeve Sociale
Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi mirëpriti ministren turke të Familjes dhe Shërbimeve Sociale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është takuar me ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Türkiyes, Mahinur Ozdemir Goktas, me të cilën ka diskutuar për vlerat familjare, politikat sociale dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, Gashi ka shprehur kënaqësinë për takimin me ministren, duke theksuar rëndësinë e vlerave familjare si një përcaktim civilizues. Ai ka thënë se politikat sociale dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe forcimin e familjes kanë zhvilluar një spektër të gjerë politikash dhe shërbimesh të orientuara drejt familjeve, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe kategorive të tjera të cenueshme.

Gashi ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira me Türkiyen në këto fusha, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të shërbimeve sociale të qasshme dhe cilësore në bashkësi.

Ai ka shprehur bindjen se diplomacia parlamentare mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në krijimin e hapësirave për forma të reja të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Göktaş ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Türkiye kanë kultivuar miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, si dhe kanë lidhje të thella historike dhe kulturore.

Ajo ka thënë se Türkiye i ka shpallur dhjetë vitet e ardhshme si “Dekada e Familjes dhe Popullsisë”, me fokus në forcimin dhe mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve, nxitjen e martesës, veçanërisht te të rinjtë, rritjen e natalitetit dhe mbështetjen e prindërve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për nevojën e mbrojtjes dhe forcimit më të madh të familjes dhe vlerave familjare, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre fushave për të dyja shoqëritë.

Ata kanë theksuar gjithashtu nevojën për bashkëpunim më të madh në të gjitha nivelet, duke vlerësuar se ruajtja e komunikimit intensiv në nivel të lartë ka kontribuuar në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen
Kosovë: Kreu i LDK-së kritikon gjashtë deputetë të partisë së tij për çështjen e presidentit