| Albanian
SOCIALE
2 minuta leximi
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Qeveria gjithashtu prezanton reforma në programet shkollore për t’i përforcuar aftësitë mediatike dhe edukimin mbi Inteligjencën Artificiale (IA).
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç / AA

Qeveria e Austrisë të premten miratoi një ndalim kombëtar të përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç dhe prezantoi plane për t’i reformuar programet e shkollave të mesme të larta për të forcuar edukimin mediatik dhe atë mbi Inteligjencën Artificiale (IA), duke filluar nga viti shkollor 2027/28.

Zv/kancelari Andreas Babler tha në një konferencë për shtyp se platformat e medieve sociale kanë “efekte negative tek të rinjtë” dhe theksoi nevojën për kufizime moshe të ngjashme me ato që aplikohen për substanca dhe përmbajtje të caktuara mediatike.

Ai shtoi se ndalimi do të zbatohet në nivel kombëtar, ndërsa Austria do t’i vazhdojë përpjekjet për të mbështetur masa të ngjashme në gjithë Bashkimin Evropian.

Reforma e programeve shkollore do të prezantojë një lëndë të veçantë për edukimin mediatik në shkollat e mesme të larta, ndërsa disa orë mësimi të gjuhës latine dhe gjuhës së dytë të huaj do të ulen.

Klasat e informatikës gjithashtu do të zgjerohen dhe përditësohen për të përfshirë AI, duke u fokusuar në kuptimin e sistemeve digjitale dhe identifikimin e rreziqeve dhe mundësive.

Sekretari Shtetëror për Digjitalizimin, Alexander Proll, tha se një propozim ligjor që përshkruan implementimin teknik të kufirit të moshës do të prezantohet deri në fund të qershorit, duke përdorur metoda verifikimi që konfirmojnë moshën e përdoruesve pa komprometuar privatësinë.

Qeveria përjashtoi mundësinë e një politike të detyrueshme me emrin e vërtetë, por premtoi zbatim më të rreptë kundër keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve dhe bashkëpunim më të ngushtë midis platformave të medieve sociale dhe autoriteteve për ta adresuar dëmin onlajn.

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi ndaj vendimit në kompaninë amerikane të mediave sociale X, duke thënë: “Faleminderit që iu bashkuat lëvizjes.”

Masat e Austrisë reflektojnë një tendencë ndërkombëtare në rritje për ta kufizuar qasjen e të miturve në platformat e medieve sociale.

Australia ndaloi qasjen në mediet sociale për fëmijët nën 16 vjeç në dhjetor 2025, ndërsa Franca planifikon të prezantojë kufizime për përdoruesit nën 15 vjeç duke filluar nga shtatori 2026.

Spanja dhe disa rajone të Indisë, përfshirë shtetin Karnataka, gjithashtu kanë njoftuar kufizime që prekin përdoruesit nën 16 vjeç.

Vende të tjera evropiane, përfshirë Danimarkën, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, po konsiderojnë rregulla të ngjashme.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Gati gjysma e specieve të shpendëve shtegtarë në botë janë në rënie
UNICEF: Një në 5 fëmijë në 21 vende kanë përjetuar abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia
Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif organizon trajnim për mësuesit
Veterinerët përdorin për herë të parë terapi kundër kancerit te një gjarpër
Gjermania shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në gati 3 dekada
Gjithnjë e më shumë të rinjtë turq po frekuentojnë bibliotekat. Si po ndodh kjo?
Kotelet e kafenesë bëhen burim lumturie për individë me nevoja të veçanta
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Oxfam: Vapa shkakton më shumë se 5.000 vdekje në vit në Francë
Bloomberg: 500 më të pasurit e botës fituan 336 miliardë dollarë brenda ditës
Agjencia e Kimikateve: Kimikati i përjetshëm në ujin e pijshëm, më i rrezikshëm sesa mendohej
Studimi i ri zbulon dinozaurin më të madh të gjetur në Azinë Juglindore
Studimi në Zvicër paralajmëron se kufizimi i popullsisë në 10 milionë mund ta dëmtojë ekonominë
Trump lehtëson rregulloret për marihuanën mjekësore të licensuar nga shtetet
Shkalla e lindshmërisë në ShBA bie në nivelin më të ulët në vitin 2025
Thellohet plakja e popullsisë në Zvicër
Rritja e çmimit të naftës ushtron presion mbi ekonomitë, vendet aziatike adoptojnë punën në distancë
Brenda bumit të jetëgjatësisë: Ku ndahet shkenca nga fantazia
OKB-ja: 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën në vitin 2024
Pse njihet Nata e Kadrit si Nata e Jetës?