| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Zjarr në një zonë industriale në lindje të Francës, 30 mijë banorëve u kërkohet të qëndrojnë brenda
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të pesë komunave të mos dalin nga shtëpitë për shkak të substancave toksike në zonën industriale.
Zjarr në një zonë industriale në lindje të Francës, 30 mijë banorëve u kërkohet të qëndrojnë brenda
Zjarr në një zonë industriale në lindje të Francës, 30 mijë banorëve u kërkohet të qëndrojnë brenda

Autoritetet u kërkuan të dielën rreth 30 mijë banorëve në lindje të Francës të qëndrojnë brenda, pasi një zjarr shpërtheu në një zonë industriale ku ndodheshin substanca toksike, raportoi transmetuesi “Franceinfo”.

Zjarri shpërtheu në objektin e kompanisë Safe, në zonën industriale Gandrange të departamentit Moselle, ku u angazhuan afro 100 zjarrfikës dhe rreth 50 automjete të emergjencës, njoftuan autoritetet lokale.

Flakët përfshinë një depo me sipërfaqe prej 500 metrash katrorë, ndërsa u konfirmua prania e substancave toksike në zonë.

Si masë paraprake, autoritetet udhëzuan banorët e pesë komunave, Gandrange, Amneville, Vitry-sur-Orne, Clouange dhe Rombas, të “qëndrojnë të izoluar deri në një njoftim të mëtejshëm”.

Banorëve iu kërkua të qëndrojnë brenda, t’i mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura dhe t’i izolojnë sa më shumë të jetë e mundur hapjet e banesave.

Një re e madhe tymi të zi ishte e dukshme mbi zonë që nga ora 10:00 sipas orës lokale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë