| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
LDK-ја heq dorë nga çdo kërkesë për formimin e institucioneve të Kosovës
Kryetari Lumir Abdixhiku tha se për të shmangur futjen në një krizë më të thellë, kjo parti ka vendosur që të tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita, por që të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale.
LDK-ја heq dorë nga çdo kërkesë për formimin e institucioneve të Kosovës
LDK-ја heq dorë nga çdo kërkesë për formimin e institucioneve të Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se partia që ai udhëheq ka vendosur të heqë dorë nga çdo kërkesë e mundshme për formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së deputetëve të LDK-së, ka thënë se partia heq dorë si nga kërkesa për të pasur pozitën e presidentit të ri të vendit, ashtu edhe nga ndonjë marrëveshje tjetër politike si kushtëzim për formimin e institucioneve të reja.

“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri. Le t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje. Heqim dorë nga kërkesa për Kryetar të Kuvendit dhe, më e rëndësishmja, edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK-ja kërkon bashkëpunimin e të gjitha partive për të zgjedhur një president “që e mbron Republikën”.

Kreu i LDK-së tha se oferta e Vetëvendosjes për LDK-në ka qenë që kjo parti “të bëhet dekor”.

Sipas tij, VV-ja ia ka ofruar tri ministri LDK-së, duke i kërkuar postet tjera për vete.

“Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për LDK-në si partnere, s’do ta ketë as si dekor. Në rrethana të tilla, do të qëndrojmë në opozitë, ku qytetarët na kanë vendosur dhe do të ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, LDK-ja s’do ta shndërrojë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës”, theksoi ai.

Ai tha se LDK-ja ka kritere për presidentin e ardhshëm. Sipas tij, kjo është që të ketë president që mbron Republikën dhe Kushtetutën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski: Rruga drejt BE-së e parashikueshme, dinjitoze dhe e bazuar në kriteret evropiane
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Maqedoni e Veriut: Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mbush 25 vite
Shpallet epidemi e etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, shënohet viktima e parë
Kosovë, dy parti opozitare kërkojnë vazhdimin e seancës në Kuvend
Kryeministri Rama: Fakti që Serbia e ka humbur Kosovën është thjesht një fakt
Shqipëri, Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit
Shqipëria në flakë, nëntë vatra aktive
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad