| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Aeroporti i Istanbulit bëhet më i ngarkuari në Evropë me 1.395 fluturime ditore
Aeroporti i Istanbulit renditet i pari në Evropë për periudhën 20-26 prill, sipas raportit zyrtar të EUROCONTROL.
Aeroporti i Istanbulit bëhet më i ngarkuari në Evropë me 1.395 fluturime ditore
Aeroporti i Istanbulit bëhet më i ngarkuari në Evropë me 1.395 fluturime ditore / AA

Aeroporti i Istanbulit u bë aeroporti më i ngarkuar në Evropë me një mesatare prej 1.395 fluturimesh në ditë gjatë periudhës 20-26 prill, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror.

Raporti më i fundit i Aviacionit Evropian nga EUROCONTROL tregoi se Aeroporti i Istanbulit u rendit i pari ndër aeroportet më të ngarkuara në Evropë gjatë kësaj periudhe.

Pas tij u rendit Amsterdami me 1.390 fluturime ditore, Paris Charles de Gaulle me 1.340, Londra Heathrow me 1.296 dhe aeroporti Madrid-Barajas me 1.264 fluturime.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë