| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet si dhe për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit.
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet si dhe për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit, transmeton Anadolu.

Kos, në një postim në platformën sociale X ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet.

"Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes", ka theksuar Kos.

Sipas numërimit të 99,40 për qind të votave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 42,92 për qind të votave. E dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,06 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 17,61 për qind.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë