| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Izraeli liron dy aktivistë të Koresë së Jugut nga flota e Gazës
Zëdhënësja presidenciale Kang Yu-jung përshëndeti lirimin e aktivistëve Kim Ah-hyun dhe Kim Dong-hyeon.
Izraeli liron dy aktivistë të Koresë së Jugut nga flota e Gazës
Izraeli liron dy aktivistë të Koresë së Jugut nga flota e Gazës / TRT Balkan

Koreja e Jugut tha sot se Izraeli ka liruar dy shtetas të saj të ndaluar më parë këtë javë në bordin e Flotiljes humanitare Globale "Sumud" që shkonte në Gaza.

Zëdhënësja presidenciale Kang Yu-jung përshëndeti lirimin e aktivistëve Kim Ah-hyun dhe Kim Dong-hyeon, sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap. Flotilja e ndihmës humanitare Global Sumud tha të martën se të 50 anijet në konvoj të saj janë sekuestruar nga Izraeli.

Anija "Lina Al Nabulsi" mbante aktivisten e Koresë së Jugut, Kim Ah-hyun dhe aktivistin koreano-amerikan Jonathan Victor Lee ndërsa Kyriakos X mbante aktivistin e Koresë së Jugut Kim Dong-hyeon.

Të mërkurën, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung dënoi ndalimin e dy aktivistëve të Koresë së Jugut nga Izraeli dhe u drejtoi zyrtarëve të shqyrtonin urdhër-arrestin për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas një raporti të medias së Koresë së Jugut.

Lee vuri në dyshim bazën ligjore për kapjen e flotës që mbante ndihmë humanitare, duke pyetur nëse anija kishte hyrë në ujërat territoriale izraelite ose kishte shkelur ndonjë kufi të njohur. Flotilja u nis të enjten e kaluar nga distrikti turk i Marmarisit në një përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur në Gaza që nga viti 2007.

Ky nuk ishte incidenti i parë i tillë që përfshinte flotiljen. Në fund të prillit, ushtria izraelite sulmoi anijet e flotiljes në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës. Karvani në atë kohë përfshinte 345 pjesëmarrës nga 39 vende, përfshirë qytetarë turq.

Izraeli ka vendosur bllokadë shkatërruese në Rripin e Gazës që nga viti 2007, duke i lënë 2.4 milionë banorët e territorit në prag të urisë. Ushtria izraelite nisi ofensivë brutale dyvjeçare në Gaza në tetor 2023, duke vrarë më shumë se 72 mijë palestinezë, duke plagosur mbi 172 mijë të tjerë dhe duke shkaktuar shkatërrime masive në të gjithë territorin e rrethuar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë