Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u nis të mërkurën nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad, për në Kajro të Egjiptit, si pjesë e vizitës së tij zyrtare në vend.
Erdoğan u takua të martën me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, në Riad, tha Drejtori i Komunikimit të Türkiyes, Burhanettin Duran.
Në vizitën e tij zyrtare në Arabinë Saudite, Erdogan u shoqërua nga zonja e parë turke, Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Financave, Mehmet Simsek dhe ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler, si dhe ministra të tjerë.
Presidenti turk është në rrugë për në Kajro me ftesë të Presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, për të bashkëkryesuar takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Türkiye-Egjipt.
Gjatë vizitës në Egjipt, Erdoğan dhe Sisi pritet të diskutojnë çështje dypalëshe dhe të shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, me fokus të veçantë në Palestinë.
Erdogan gjithashtu planifikon të marrë pjesë në një Forum Biznesi Türkiye-Egjipt gjatë vizitës së tij në Kajro.























