Ministri turk i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan dhe homologu i tij saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, bashkëkryesuan në Ankara mbledhjen e tretë të Këshillit të Koordinimit Türkiye-Arabi Saudite, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, përfshirë situata në Gaza.
Në një deklaratë të ndarë në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Fidan tha se takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e ministrive dhe institucioneve përkatëse të të dy vendeve.
Ai theksoi se palët shqyrtuan punën e komiteteve në fusha strategjike si tregtia, energjia, mbrojtja, arsimi, kultura, turizmi dhe transporti, duke trajtuar marrëdhëniet dypalëshe në një kornizë institucionale.
Fidan gjithashtu tha se bisedimet përfshinë çështje rajonale, veçanërisht situatën në Gaza dhe se të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për përjashtimin reciprok nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale.
Kryediplomati turk e falënderoi homologun e tij saudit dhe delegacionin shoqërues për vizitën, duke shprehur shpresën se marrëveshjet e arritura do të sjellin përfitime për të dy vendet.





















