| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Studentët protestojnë për të 11-tën ditë, marshimit i bashkohen edhe grupe të tjera të shoqërisë
Protestës së sotme iu bashkuan edhe punonjës të sektorit të shëndetësisë, sipas tyre në "mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë".
Studentët protestojnë për të 11-tën ditë, marshimit i bashkohen edhe grupe të tjera të shoqërisë
Studentët protestojnë për të 11-tën ditë, marshimit i bashkohen edhe grupe të tjera të shoqërisë / َAA

Në Shqipëri vazhdon protesta e thirrur nga studentët dhe mbështetur nga pedagogë, grupe të tjera të shoqërisë dhe qytetarë.

Protestës së sotme iu bashkuan edhe punonjës të sektorit të shëndetësisë, sipas tyre në "mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë".

Protestuesit marshuan në ditën e 11-të të protestës në disa nga rrugët dhe sheshet e kryeqytetit dhe më pas para selisë së Qeverisë së Shqipërisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Gjatë ditës së sotme nuk u shënuan tensione të larta apo përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve, si në protestat e kaluara.

Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme ka patur raportime dhe paralajmërime për organizmin e një protestë kombëtare më 24 tetor, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të diasporës dhe qytetarëve nga qytete të ndryshme të vendit.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjet për dialog, ndërkohë deri tani protestuesit kanë refuzuar, ku sot larguan stolat prej betoni para Kryeministrisë të vendosur simbolikisht me mbishkrimin “dialog”.

Edhe në protestën e sotme u angazhuan qindra forca policore shtesë, për shmangien e akteve të dhunës dhe për ruajtjen e institucioneve shtetërore.

Në Shqipëri, në ditët e fundit janë mbajtur protesta të thirrura nga studentët dhe mbështetura nxënës të shkollave të mesme dhe nga qytetarët, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, akteve të dhunës dhe dëmtim të pronës publike dhe institucioneve.

Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në vitet e fundit, ndërkohë kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe në çështje të tjera.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Formalizohet pjesëmarrja e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza
Presidenti i Rumanisë: Një i vdekur dhe tre të zhdukur pas sulmit me dron në bregdet
Zv.kryeministri i RMV-së: Integrimi në BE duhet të shoqërohet me rezultate konkrete për qytetarët
Shqipëria krijon për herë të parë Ministri për Administratën Publike
Rama: Liria për të protestuar e drejtë e pamohueshme, dhuna një krim i pajustifikueshëm
Nufi takon atasheun e ri ushtarak turk: Rikonfirmuam partneritetin strategjik Shqipëri-Türkiye
Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara
Kurti takon në Mal të Zi kancelarin austriak: Kosova gati për avancim në rrugën evropiane
Millatoviq: Traktati i Anëtarësimit të Malit të Zi në BE mund të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Ratifikohet marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare
Bordi Drejtues i PISA-s për herë të parë në Tiranë
Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh BE-në, presim mesazhe të fuqishme
Kurti: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ministrin francez për Evropën, në fokus integrimi në BE
Kurti takon në Mal të Zi komisaren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos
Shiroka-Pula mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhje
Kreu i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, PDK-së, Bedri Hamza, jep dorëheqje
Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, Millorad Gjokoviq
Rama: Do të mbulojmë 50 për qind të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës