ASFAT nënshkroi marrëveshje për shitjen e një anijeje luftarake Rumanisë
Në një deklaratë tjetër, kompania tha se bashkëpunimi ushtarak midis Türkiyes dhe Rumanisë ka arritur një nivel të ri.
Kompania turke e mbrojtjes ASFAT ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e një luftanijeje me Rumaninë, thanë sot burime të mbrojtjes në Türkiye.
Eksporti i anijes luftarake “TCG Akhisar”, e cila u përfundua në vitin 2024 në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit, shënon herën e parë që Türkiye eksporton një anije luftarake në një shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së.
Kjo konsiderohet një dëshmi konkrete e besueshmërisë, cilësisë dhe kompetencës teknologjike të arritur jo vetëm nga ASFAT, por edhe nga industria turke e mbrojtjes në arenën ndërkombëtare, tha kompania në një deklaratë.
Në një deklaratë tjetër, kompania tha se bashkëpunimi ushtarak midis Türkiyes dhe Rumanisë ka arritur një nivel të ri.
Përfshirja e anijes luftarake në inventarin rumun si një korvetë do të kontribuojë në sigurinë rajonale detare dhe do të ofrojë mbështetje të fortë për modernizimin e Forcave Detare Rumune, shtoi kompania.