LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Një 19-vjeçar u qëllua për vdekje nga një kolon i paligjshëm izraelit pranë qytetit të Khalilit dhe një 17-vjeçar u vra nga ushtria izraelite gjatë bastisjes në Nablus.
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
3 Nëntor 2025

Dy palestinezë të rinj u vranë sot në mëngjes në një sulm të kolonëve të paligjshëm izraelitë dhe nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ahmed Rubhi al-Atrash, 19 vjeç, u qëllua në kokë nga afër nga një kolon i paligjshëm në hyrjen veriore të Khalilit (Hebron), raportoi agjencia e lajmeve WAF. Forcat izraelite i penguan paramedikët e Gjysmëhënës së Kuqe të arrinin tek Al-Atrash, i cili mbeti i gjakosur në tokë derisa vdiq, thanë dëshmitarët për agjencinë.

Trupi i tij u mor më vonë pasi familja e tij u thirr për ta identifikuar atë.

Në një incident tjetër, Ministria e Shëndetësisë tha se 17-vjeçari Jamil Atef Hannani vdiq nga plagët kritike që mori të dielën në mbrëmje kur ushtarët izraelitë hapën zjarr gjatë një inkursioni ushtarak në Beit Furik, në lindje të Nablusit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ai u qëllua në gjoks me plumb të vërtetë dhe u transferua në spitalin qeveritar "Rafidia", ku u shpall i vdekur. Sulmet izraelite janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 1.063 palestinezë dhe duke plagosur 10.300 të tjerë, sipas shifrave palestineze.

Në një vendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu
Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e armëpushimit
Ish-ambasadori i BE-së në Palestinë: Brukseli ta mbajë gjallë agjendën e sanksioneve kundër Izraelit
ShBA: Takimi përpara votimit për forcën ndërkombëtare në Gaza tregon mbështetje të fortë
Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza
Hetim i ri: Izraeli neglizhoi paralajmërimet e 7 tetorit
Artisti palestinez pasqyron jetën e popullit të Gazës nën sulmet izraelite
Erdoğan: Izraeli kërkon justifikime për t'i rifilluar masakrat në Gaza
Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Franca dhe Spanja kërkojnë reformën e vetos së OKB-së për të siguruar drejtësi në Gaza
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Gaza është një pjesë e Palestinës
Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban