Kryediplomati shqiptar diskuton me homologun nga Omani mbi përshkallëzimin në Lindjen e Mesme

Hoxha tha se gjatë bisedës u diskutuan rreziqet serioze që përshkallëzimi i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët globale ekonomike, veçanërisht në rajonin e Gjirit.

By
Kryediplomati shqiptar diskuton me homologun nga Omani mbi përshkallëzimin në Lindjen e Mesme / Ferit Hoxha / FB

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, ku shkëmbyen pikëpamje mbi përshkallëzimin aktual në Lindjen e Mesme.

Në një postim në X, Hoxha tha se gjatë bisedës u diskutuan rreziqet serioze që përshkallëzimi i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët globale ekonomike, veçanërisht në rajonin e Gjirit.

Ai gjithashtu përgëzoi “rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit”.

Hoxha po ashtu shprehu vlerësimin e vendit të tij për kujdesin dhe mbështetjen që autoritetet e Omanit u kanë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Oman gjatë kësaj periudhe sfiduese.