| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Zv/presidenti amerikan Vance ende i pavendosur nëse do të kandidojë për president në vitin 2028
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance nuk do të marrë vendim përfundimtar para Vitit të Ri dhe mund ta shpallë atë vetëm në fund të pranverës.
Zv/presidenti amerikan Vance ende i pavendosur nëse do të kandidojë për president në vitin 2028
Zv/presidenti amerikan Vance ende i pavendosur nëse do të kandidojë për president në vitin 2028 / TRT Balkan AL

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ende është “i pavendosur” nëse do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 dhe mund të mos marrë një vendim përfundimtar deri pas Vitit të Ri. 

Burime anonime i thanë "Axios" se Vance e ka diskutuar mundësinë e kandidimit me bashkëshorten e tij, Usha, dhe anëtarë të tjerë të familjes. Sipas zyrtarëve, ai nuk pritet të marrë vendim përfundimtar para Vitit të Ri ndërsa mund ta bëjë publik qëndrimin e tij vetëm në fund të pranverës.

Thuhet se Vance heziton ta shpallë kandidaturën shumë herët, pasi kjo mund të zhvendosë vëmendjen publike nga presidenti Donald Trump.

Rezultatet e zgjedhjeve afatmesme nuk kanë ndryshuar qëndrimin e zv/presidentit

Persona të afërt me zëvendëspresidentin Vance pretendojnë se humbjet e republikanëve në zgjedhjet afatmesme nuk e kanë ndryshuar pozicionin e tij si “kandidati kryesor” i partisë për vitin 2028.

Ata theksuan se Vance ka lidhje me donatorë me ndikim, si Peter Thiel, David Sacks dhe Elon Musk. Sipas tyre, gjatë fushatës për zgjedhjet afatmesme, ai krijoi marrëdhënie me zyrtarë që mund t’i sjellin përfitime në garën presidenciale të vitit 2028.

Raportohet se pas zgjedhjeve afatmesme, Vance u takua me anëtarë të rrjetit "Rockbridge", një organizatë e gjerë që përfshin drejtues të teknologjisë dhe donatorë konservatorë, të cilën ai ndihmoi ta themelojë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë