Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler, dhe shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalin, do të vizitojnë Islamabadin javën e ardhshme për të diskutuar tensionet midis Afganistanit dhe Pakistanit.
Duke folur me gazetarët në fluturimin e tij të kthimit nga Azerbajxhani, presidenti Erdoğan tha se po bëhen përgatitje për të dërguar kontejnerë nga zona e tërmetit në Türkiye drejt Gazës dhe shtoi se ata do të ofrojnë mbështetje maksimale.
“Sigurimi i dërgimit të furnizimeve urgjentisht të nevojshme në Gaza është me rëndësi të madhe”, tha Erdogan, duke e quajtur këtë “jo thjesht një çështje ndihme, por një çështje humanizmi”.
Duke theksuar se erërat e paqes po fryjnë pas fitores së Azerbajxhanit në Karabak, Erdoğan tha se Türkiye po ndjek procesin e normalizimit me Armeninë në koordinim me Azerbajxhanin.
Lidhur me konfliktin e vazhdueshëm në Sudan, presidenti Erdoğan tha se Türkiye nuk mund të mbetet thjesht vëzhguese dhe do t'i vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike për ta siguruar paqen dhe sigurinë në vend.
Erdogan gjithashtu theksoi se janë ndërmarrë hapa pozitive në lidhje me avionët luftarak F-35 gjatë bisedimeve të tij të fundit me presidentin e ShBA-së, Donald Trump dhe shprehu shpresë se premtimet e dhëna do të mbahen.
























