Mediet iraniane: Helikopterët amerikanë kërkojnë pilotin e avionit të rrëzuar F-35

"Përpjekjet e forcave amerikane ishin të pasuksesshme", pretendoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit në kanalin e saj Telegram, duke cituar burime të paspecifikuara.

By
Mediet iraniane: Helikopterët amerikanë kërkojnë pilotin e avionit të rrëzuar F-35 / TRT Balkan


Forcat amerikane dërguan disa helikopterë "Black Hawk" si dhe një "Hercules 130" për kërkimin dhe shpëtimin e pilotit të një avioni luftarak F-35 të rrëzuar, pretenduan sot mediet iraniane.

"Përpjekjet e forcave amerikane ishin të pasuksesshme", pretendoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit në kanalin e saj Telegram, duke cituar burime të paspecifikuara.

Raporti erdhi pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se ka rrëzuar një avion amerikan F-35 në pjesët qendrore të vendit. Incidenti shënoi herën e dytë që Irani ka marrë përsipër rrëzimin e një F-35 amerikan që nga fillimi i armiqësive në fund të shkurtit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian raportoi se kushdo që e kap pilotin gjallë dhe e raporton atë tek autoritetet do të shpërblehet. ShBA-ja ende nuk i është përgjigjur pretendimit iranian.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që kur Izraeli dhe ShBA-ja nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.