| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një interviste të dhënë mbrëmë në mediat e Kosovës paralajmëroi se në rast të një mandati tjetër të tij, do ta themelojnë Xhandarmërinë e Kosovës në kuadër të policisë.
Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë
Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë / AA

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmerisë së Kosovës, si Agjencion i MPB-së.

Sveçla tha se xhandarmëria përfaqëson hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës së sigurisë, me mision qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkohë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një interviste të dhënë mbrëmë në mediat e Kosovës paralajmëroi se në rast të një mandati tjetër të tij, do ta themelojnë Xhandarmërinë e Kosovës në kuadër të policisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë