Forcat izraelite bombardojnë zonën përreth qytetit Jamla në provincën Daraa, në jug të Sirisë.
Sipas kanalit televiziv Alikhbaria, tanket izraelite po bombardojnë zonën përreth qytetit Jamla në perëndim të provincës Daraa, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Autoritetet siriane nuk kanë komentuar mbi raportimin deri më tani.
Forcat izraelite thuhet se godasin territorin sirian pothuajse çdo ditë, duke kryer inkursione tokësore, veçanërisht në zonat rurale në Quneitra dhe Daraa në jug të Sirisë, duke ndaluar civilë, duke vendosur pika kontrolli dhe marrje në pyetje të kalimtarëve, si dhe duke e dëmtuar tokën bujqësore.
Izraeli në mënyrë të paligjshme ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit që nga viti 1967 dhe pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor të vitit 2024 njoftoi rrëzimin e marrëveshjes së tërheqjes së vitit 1974 dhe u zhvendos për ta marrë nën kontroll zonën siriane tampon.
Sirianët thonë se shkeljet e vazhdueshme izraelite po dëmtojnë përpjekjet për stabilitet dhe po pengojnë përpjekjet e qeverisë për të tërhequr investime për përmirësimin e ekonomisë së vendit.


















