| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, “listë e zezë” 5-vjeçare për shkelësit e lejeve të ndërtimit
Kjo masë është pjesë e strategjisë “Rilindja Urbane 2.0” dhe përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Shqipëri, “listë e zezë” 5-vjeçare për shkelësit e lejeve të ndërtimit
Shqipëri, “listë e zezë” 5-vjeçare për shkelësit e lejeve të ndërtimit / ATSh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar sot se një ndër masat e reja për forcimin e kontrollit mbi territorin është krijimi i një “liste të zezë” për shkelësit e lejeve të ndërtimit.

Lista, sipas Ramës, do të përjashtojë nga marrja e lejeve për 5 vjet individët dhe kompanitë që e shkelin ligjin.

Referuar deklaratës për shtyp, lista do të përfshijë zhvillues, shoqëri, administratorë, ortakë dhe pronarë përfitues, si dhe do të mbahet e përditësuar nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe të Ujit.

Regjistri, tha kreu i qeverisë shqiptare, do të jetë publik dhe i aksesueshëm në faqen elektronike zyrtare.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për një subjekt me një individ të vetëm, por përfshihen të gjithë ata që marrin pjesë në këtë proces, përfshirë edhe arkitektin, të cilit i hiqet licensa për 5 vjet dhe nuk mund ta ushtrojë më profesionin”, deklaroi Rama.

Kjo masë është pjesë e strategjisë “Rilindja Urbane 2.0” dhe përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë