| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Aeroporti i Istanbulit javën e kaluar ishte aeroporti më i ngarkuari në Evropë
Aeroporti i Stambollit u rendit si aeroporti më i ngarkuar në Evropë javën e kaluar, me një mesatare prej 1.530 fluturimesh në ditë.

Organizata Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) publikoi raportin e saj mbi aviacionin evropian, që mbulon periudhën nga 5 deri më 11 tetor.

Aeroporti i Amsterdamit u rendit pas atij të Stambollit, me një mesatare prej 1.386 fluturimesh në ditë, i ndjekur nga aeroporti Paris Charles de Gaulle me 1.361 fluturime, Frankfurti me 1.358 dhe Madridi me 1.305 fluturime.

Aeroporti i Antalyas, në jug të Türkiyes, zuri vendin e 10-të ndër aeroportet më të ngarkuara në Evropë, me një mesatare prej 909 fluturimesh në ditë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë