| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan pret në takim drejtues të lartë të kompanisë SpaceX në konferencën e aviacionit
Pas ceremonisë së hapjes së Kongresit të 77-të Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC), Erdogan u takua me Hunter dhe Nicolls, dy drejtuesit e lartë të SpaceX, kompanisë së udhëhequr nga miliarderi Elon Musk.
Erdoğan pret në takim drejtues të lartë të kompanisë SpaceX në konferencën e aviacionit
Erdoğan pret në takim drejtues të lartë të kompanisë SpaceX në konferencën e aviacionit / AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur dy drejtuesit e lartë të kompanisë amerikane SpaceX, Rebecca Hunter dhe Michael Nicolls.

Pas ceremonisë së hapjes së Kongresit të 77-të Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC) në qytetin turk Antalya, Erdoğan u takua me dy drejtuesit e lartë të SpaceX, kompanisë së udhëhequr nga miliarderi Elon Musk.

Në takim morën pjesë gjithashtu ministri turk i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, si dhe kryetar i Klasterit të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore SAHA Istanbul, Haluk Bayraktar.

Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera për takimin.

Kongresi Ndërkombëtar i Astronautikës do të vijojë deri të premten.