| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Sulme izraelite në Libanin jugor përpos armëpushimit, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Ministria e Shëndetësisë së Libanit njoftoi se një dron izraelit qëlloi ndaj një veture që po lëvizte në një rrugë pranë qytetit Toul.
Sulme izraelite në Libanin jugor përpos armëpushimit, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Sulme izraelite në Libanin jugor përpos armëpushimit, dy të vrarë dhe dy të plagosur / AP
24 Tetor 2025

Një sulm ajror izraelit ndaj një automjeti në qytetin Toul, në rrethin Nabatieh në jug të Libanit, vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, pavarësisht armëpushimit.

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Libanit, e cituar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA), një dron qëlloi një raketë të drejtuar ndaj një veture që po lëvizte në një rrugë pranë qytetit Toul, duke e vënë në flakë.

Izraeli ka kryer në mënyrë të përsëritur sulme ajrore në Liban, duke pretenduar se po godet infrastrukturën e Hezbollahut, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi në nëntor të vitit 2024.

Sipas kushteve të marrëveshjes, ushtria izraelite duhej të tërhiqej plotësisht nga jugu i Libanit deri në janar 2025. Megjithatë, deri më tani ajo ka tërhequr vetëm pjesërisht trupat dhe vazhdon të mbajë prani ushtarake në pesë pika kufitare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë