| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti diskutoi me presidentin Erdoğan për vendimin e Gjykatës Speciale
"Kosova me Türkiye kanë vazhduar forcimin dhe rritjen tregtare me ç'rast ato arrijnë në vlerën prej 1 miliard dollarësh me synimin që të rriten më shumë në të ardhmen", tha Kurti.
Kurti diskutoi me presidentin Erdoğan për vendimin e Gjykatës Speciale
Kurti diskutoi me presidentin Erdoğan për vendimin e Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se e ka falënderuar presidentin Erdoğan për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, në diplomaci sikurse edhe për fuqizimin ushtarak, bashkëpunimin në vënien e themeleve të industrisë kosovare të mbrojtjes dhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

"Kosova me Türkiyen kanë vazhduar forcimin dhe rritjen tregtare me ç'rast ato arrijnë në vlerën prej 1 miliard dollarësh me synimin që të rriten më shumë në të ardhmen. Po ashtu, janë rritur edhe investimet në Kosovë ku së fundmi kemi nisjen e fabrikës së re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec që janë në bashkëpunim me kompani nga Türkiye", tha Kurti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit me presidentin Erdoğan ka diskutuar edhe për "aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht" të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që siç tha Kurti "patjetër duhet të korrigjohet në Apel".

Kurti tha se po ashtu shprehu mirënjohje për rolin shumëvjeçar të Türkiyes në KFOR dhe për kontributin e rëndësishëm që ajo vazhdon të ketë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar profesionalizmin e gjeneralmajorit Ozkan Ulutas gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcës së NATO-s në Kosovë.

Kryeministri kosovar nënvizoi se në këtë takim së bashku me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani ngritën për diskutim edhe çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm dhe sistematik i shtetit të Serbisë ndaj komunitetit shqiptar atje, nga pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave e nënpërfaqësimi në secilin institucion shtetëror atje. Me këtë rast, Kurti tha se "simetria e të drejtave të komuniteteve në vendet tona përkatëse është qasja dhe mënyra e domosdoshme për trajtim të drejtë dhe barabartë".

Në fund, Kurti shprehu bindjen se Kosova dhe Türkiye do të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet miqësore, sikurse do të rrisin e forcojnë edhe relacionet ekonomike dhe tregtare.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës
Opozita sllovene paraqet mocion kundër ministrit të Jashtëm për politikën ndaj Izraelit
Kosovë, studentët marshojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
Maqedonia e Veriut dhe Jordania nënshkruan memorandum për zhvillimin e konsultimeve politike
Rushit Kusho, gazetashitësi i fundit i Gjirokastrës
Kryeparlamentari Peleshi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është qëllimi strategjik kombëtar
Identifikohet ADN-ja e tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve” në Kalludër dhe Jabukë
Shqipëria priti mbi 9,4 milionë turistë në tetë muaj
Shqipëria bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s
Sportistët shqiptarë me sindromën Down fitojnë medalje në Malta Open 2026
FSK-ja realizon ushtrimin fushor "Zgjimi i Ujkut"
Prishtinë, vazhdon me protestë kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Speciale
Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Kroacia: Pranimi i kërkesave për viza afatgjata për shoferë fillon nga 23 shtator
Shqipëri-Slloveni, turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të bashkëpunimit ekonomik
Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor
FSK-ja kryen stërvitje me mortaja të kalibrave të ndryshme në Shqipëri
Kurti takon kreun e PDK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-udhëheqësit e UÇK-së
Presidenti serb përuron fabrikën për montimin e dronëve izraelitë
Kuvendi i Shqipërisë për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Nuk barazohet agresori me viktimën