| albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Izraeli publikoi listën e 250 palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm që do të lirohen
Të burgosurit dhe të ndaluarit do të lirohen në përputhje me marrëveshjen për armëpushim në Gaza, njoftoi Ministria izraelite e Drejtësisë.
Izraeli publikoi listën e 250 palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm që do të lirohen
Izraeli publikoi listën e 250 palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm që do të lirohen
10 Tetor 2025

Ministria izraelite e Drejtësisë të premten publikoi një listë prej 250 të burgosurve palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët do të lirohen në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Të burgosurit dhe të ndaluarit do të lirohen në përputhje me marrëveshjen për armëpushim në Gaza, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë.

Ministria e Drejtësisë zakonisht publikon listat e emrave që publiku mund të paraqesë ankesë në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të të burgosurve.

Megjithatë, gjykata zakonisht i refuzon ankesat e paraqitura.

Pas shqyrtimit të listës së emrave, Anadolu nuk gjeti emrat e udhëheqësve të burgut që Hamas kërkoi të lirohen, përfshirë Marwan Barghouti, Ahmed Saadat, Abdullah Barghouti, Hassan Salama, Abbas al-Sayed dhe Ibrahim Hamed.

Hamas nuk ka reaguar akoma për publikimin e listës.

Sipas dokumentit që Anadolu ka marrë, i cili shpjegon detajet e marrëveshjes për përfundimin e luftës në Gaza, “brenda 72 orëve pas tërheqjes së forcave izraelite, të gjithë pengjet izraelite, të gjallë dhe të vdekur, që ndodhen në Gaza, do të lirohen.”

Bazuar në marrëveshje, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1.700 të burgosur të arrestuar në Gaza pas 7 tetorit 2023, në këmbim të 20 pengjeve izraelite.


Eksploro
Stuhitë përmbytin tendat, familjet në Gaza përballen me dimrin e ashpër
Fraksionet palestineze: ShBA-ja synon të imponojë kontroll të jashtëm në Gaza
Hamasi merr listën e rreth 1.500 të burgosurve të Gazës të mbajtur nga Izraeli
Reshjet e dendura në Khan Younis të Gazës përmbysin tendat e civilëve të zhvendosur
OKB-ja: Izraeli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në Gaza duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara
Zyrtari i OKB-së dënon sulmet e "neveritshme" nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve
Pep Guardiola: Dueli Kataloni-Palestinë më shumë sesa një ndeshje futbolli
Hamas dorëzon trupin e një pengu tjetër izraelit në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
OKB-ja “dënon fuqishëm” sulmin e kolonëve të paligjshëm izraelitë në xhaminë e Bregut Perëndimor
Nxënësit në Gaza festojnë rezultatet e provimit të maturës mes rrënojave
Rubio: Po bëhet "progres i mirë" në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
OKB-ja: Më shumë se 282 mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza
Numër i kufizuar kamionësh me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza
Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Izraeli kryen sulm ajror në pjesën jugore të Gazës pavarësisht armëpushimit
UNICEF-i: Në ditën e parë të fushatës në Gaza u vaksinuan 2.400 fëmijë
Çifti i moshuar nga Gaza, që humbi 5 fëmijë, kujdeset për 36 nipër e mbesa
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë dënimin me vdekje për palestinezët e burgosur