| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Një tifoz i futbollit dënohet me 11 muaj burg me kusht për fyerje raciste ndaj Mbappes
Gjykata spanjolle dënoi tifozin për gjuhën raciste ndaj yllit të Real Madridit gjatë ndeshjes kundër Real Oviedos në gusht të vitit 2025.
Një tifoz i futbollit dënohet me 11 muaj burg me kusht për fyerje raciste ndaj Mbappes
Një tifoz i futbollit dënohet me 11 muaj burg me kusht për fyerje raciste ndaj Mbappes/ AA / َAA

Një tifoz i Real Oviedos është dënuar me 11 muaj burg me kusht për fyerje raciste ndaj yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe, gjatë një ndeshjeje të La Ligës spanjolle vitin e kaluar, njoftoi sot klubi.

Seksioni i Dytë i Gjykatës Provinciale të Asturias në Spanjë e shpalli tifozin fajtor për krimin e urrejtjes, për shkak të fyerjeve raciste ndaj sulmuesit francez, me origjinë kamerunase dhe algjeriane, gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Real Oviedos, më 24 gusht 2025 në stadiumin "Carlos Tartiere".

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan një tifoz duke bërë gjeste raciste dhe duke imituar zërat e majmunëve ndërsa Mbappe festonte golin e shënuar në minutën e 37-të. Sipas deklaratës së klubit, tifozit iu shqiptua gjithashtu gjobë dhe disa masa ndaluese.

Dënimi me burg u pezullua me kushtin që personi të mos marrë pjesë për dy vjet në ndeshje zyrtare sportive në stadiume. Real Madridi tha se ky vendim i shtohet dënimeve të mëparshme penale për fyerje raciste ndaj lojtarëve të tij në stadiumet Mestalla, Son Moix, Vallecas dhe Jose Zorrilla.

Klubi spanjoll, i cili mori pjesë në çështje si akuzues privat, rikonfirmoi angazhimin e tij për luftimin e racizmit në futboll.